Potter ngjitet në vendin e katërt, ja renditja e rrogave të trajnerëve të Premier League

10 Shtator 2022
16:53
Denis Hakanaj
back button

GRAHAM POTTER do të fitojë 10 milionë sterlina në vit te Chelsea pasi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse pesëvjeçare në Stamford Bridge.

Dhe kjo e bën 47-vjeçarin trajnerin e katërt më të paguar në Premier League pasi ai mori një rritje të ndjeshme të rrogës pas largimit nga Brighton.

Ish-trajneri i Swansea-s fitonte rreth 2 milionë sterlina në vit me Pulëbardhat, duke qenë edhe një nga trajnerët më pak të paguar të kampionatit anglez.

Por SunSport ka zbuluar se ai do të marrë 50 milionë sterlina nga kontrata afatgjatë që ka nënshkruar me klubin londinez.

Kjo është më shumë se paraardhësi i shkarkuar Thomas Tuchel, i cili paguhej rreth 7 milionë sterlina në vit nga Blutë.

Po sa fitojnë kolegët e Potter? Trajneri i ri i Chelsea-t fiton pothuajse gjysmën e asaj që fiton trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, me spanjollin që kryeson me një pagë të majme prej 19 milionë sterlinash në vit.

Megjithatë, tekniku i Qytetarëve e meriton plotësisht pagën e tij vjetore duke parë se ka fituar katër tituj në Premier League në pesë vitet e fundit.

Jurgen Klopp i Liverpool-it renditet i dyti me 16 milionë sterlina në vit pasi ka nënshkruar një kontratë të re në prill. Antonio Conte është i treti me Tottenhamin që i dha italianit një kontratë 15 milionë sterlina kur ai zëvendësoi Nuno Espirito Santo në nëntor 2021.

Potter dhe trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, plotësojnë top pesëshen me të dy që fitojnë 10 milionë sterlina në vit.

Pas tyre renditet Erik ten Hag i Manchester United me holandezin që paguhet 9 milionë sterlina në vit. Pas tij vjen Mikel Arteta i Arsenal-it, që shpërblehet me 8.3 milionë sterlina në vit.

Ralph Hasenhuttl i Southampton-it fiton 6 milionë sterlina në vit, me Steven Gerrard, Frank Lampard dhe David Moyes me 5 milionë.

Trajneri i përkohshëm i Brighton, Adam Lallana renditet jashtëzakonisht i 12-ti, me mesfushorin e kthyer në trajner që merr 4.7 milionë sterlina.

Sipas Football Boast, Marco Silva i Fulham-it ka një pagë vjetore prej 4.5 milionë sterlinash, me Steve Cooper-in e Nottingham Forest-it, fituesin më të ulët të përbashkët të kampionatit së bashku me Thomas Frank të Brentford-it me 1.5 milionë sterlina.

Më shumë se Cooper dhe Frank fitojnë Patrick Vieira dhe Eddie Howe [të dy me 4 milionë], Jesse Marsch [3,5 milionë sterlina] dhe Bruno Lage [2,5 milionë sterlina].

Dhe mbetet e panjohur se sa fiton trajneri i përkohshëm Gary O’Neil< pasi mori drejtimin e skuadrës nga Scott Parker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit