Povetkin paralajmëron Whyte para revanshit: Do t’ia tregoj sërish vendin

2 Mars 2021
9:42
Telesport
back button

Më 27 mars, në Gjibraltar, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes rusit Alexander Povetkin dhe britanikut Dillian Whyte. Kjo është sfida e dytë mes tyre, pas triumfit në gusht të vitit të kaluar nga Povetkin, që mori edhe titullin e përkohshëm të kategorisë WbC.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në dhjetor, por u shty pasi rusi doli pozitiv me koronavirus. “Tani jam mirë, kam rikuperuar dhe jam gati për të dueluar. Unë dhe skuadra jemi të gjithë në formë të mirë. Ne e dëshirojmë shumë këtë duel”, u shpreh Povetkin.

Në një duel boksi gjithçka mund të ndodhë, por unë kam reaguar mirë pas infektimit. Kemi bërë disa ndryshime për këtë përballje të dytë. Ashtu sikurse fitova në duelin e parë do të triumfoj edhe në këtë sfidë të dytë. Do t’ia tregoj sërish vendin Whyte”, tha Povetkin, që fitoi me KO në raundin e pestë duelin e pare me Whyte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit