Pozicioni i Griezmman dhe lojtari që e ka habitur, Setien dhuron show

18 Janar 2020
14:11
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Quique Setién ka folur dhe për rolin që do të ketë Griezmann, por dhe për filozofinë e tij të lojës. “Të fitosh, apo të luash bukur? Kryesore është të fitojmë, por nëse fitojmë dhe nuk luajmë mirë shkoj në shtëpi i nervozuar. Ne të gjithë e kuptojmë se të luajmë mirë kemi më shumë shanse të fitojmë. Ky është shpjegimi im, nëse luajmë mirë do të kemi më shumë shanse për të fituar”. 

Griezmann & Messi – “Nuk e di kush mund të luajë si 9, të gjithë opsionet pranohen. Grizzy? Çdo propozim të lojtarëve do e pres me krahë hapur. Mungesa e Suarezit është një probleme, sepse është një nga sulmuesit më të mirë në botë”. 

Vështirësia te Barça –  “Kërkesat janë të larta. Kur je te Barca duhet të luftosh që të jesh në maksimum dhe të fitosh gjithçka. Është në ADN e këtij klubi diçka e tillë. Nuk e kam marrë kurrë një skuadër në mes të sezonit. Nuk më bën përshtypje ku jam, pasi jap gjithmonë maksimumin dhe punoj me të njëjtën dëshirë. Nuk kam presion, e rëndësishme është të punoj dhe t’i mbaj lojtarët e gëzuar”. 

Arthur – “Nuk kam se çfarë t’i zbuloj. Është një lojtar fantastik që kupton gjithçka. Të gjithë janë fantastikë këtu. Kur punojnë fort unë duhet të bëj që të japin maksimumin, kjo është puna ime”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit