Pozitivë me koronavirus, 4 skuadra të NBA-së mbyllin qendrat stërvitore

6 Korrik 2020
13:35
Telesport
back button

Problemi i Covid-19 vazhdon të jetë i pranishëm në NBA, kampionat që do të rinisë më 30 korrik, pas ndërprerjes në muajin mars. Rastet e shumta më koronavirus ditët e fundit mes radhëve të lojtarëve kanë sjellë pasiguri. Madje disa basketbollistë janë shprehur se nuk do të udhëtojnë në Orlando, ku do të grumbullohen 22 ekipet.

Ditët e fundit, 4 skuadra kanë mbyllur qendrat stërvitore, pas rasteve me Covid-19. Dy ekipet e para që kanë mbyllur dyert e palestrave të tyre janë ato të Brooklyn dhe Denver, ku në secilin ekipi kanë rezultuar pozitivë nga 3 lojtarë.

Këto palestra janë mbyllur përkohësisht, por të njëjtin shembull kanë ndjekur orët e fundit edhe Clippers e Miami. Te Clippers ka rezultuar pozitv një lojtar dhe një anëtar i stafit drejtues. Ndërsa te Miami kanë dalë pozitivë me koronavirus dy lojtarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit