E FUNDIT: Pjanic dhe Douglas Costa, Juventusi njihet me shkallën e dëmtimeve!

16 Shtator 2019
19:40
back button

Juventus do të udhëtojë të martën në mëngjes drejt Madridit, për t’u përgatitur për sfidën ndaj Atletico në Champions League.

Trajneri Mauricio Sarri duhet të bëjë llogaritë pa Douglas Costa, i cili do të mungojë për të paktën 15 ditë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së mesme, në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Në sfidën në Firence probleme pati edhe Miralem Pjanic, por kontrollet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme kanë treguar se mesfushori boshnjak nuk ka asnjë dëmtim, ndërsa sot është stërvitur veçmas grupit. Nesër do të vlerësohet gjendja e tij, për t’u parë nëse do jetë gati për sfidën në “Wanda Metropolitana”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit