Prag Championsi, Mbappe hap sfidën: S’na gëzon më vetëm finalja!

19 Tetor 2020
22:01
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, ka folur për nisjen e Champions League. Lideri i francezëve ka zbuluar se skuadra e tij nuk do të jetë më e lumtur duke i shkuar pranë trofeut, por duke e fituar atë.

“Champions? Vitin e kaluar ne ishim afër, por të jemi afër nuk është më diçka e mirë për ne”, – tha sulmuesi francez. Kampioni i botës dëshiron të ngrejë trofeun.

PSG e ka fiksim të hershëm Champions Leaguen dhe ka shpenzuar shumë me afrimet e bujshme. Rezultati i sezonit të kaluar kur u mund në finale nga Bayern Munchen ishte më i suksesshme për kampionët e Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit