Futboll

Prag finalja Libertadores, River Plate indinjohet për shkak të… Real Madridit

Përveç dëmit, edhe pasojat. Nuk ka shkuar ashtu si duhet për River Plate aventura në finalen e Libertadoresit, përballë rivalëve të Boca Juniors. Pas ndeshjes së luajtur në “Bombonera”, e cila përfundoi 2-2, e kthimit duhej të zhvillohej në “Monumental”, por sulmi ndaj lojtarëve të Bocas çoi Conmebol (konfederata amerikanolatine) në këtë vendim. Sfida do të luhet të dielën në Madrid, “Santiago Bernabeu”.

Përveç se ultrasit më të tmerrshëm nuk do të mund të udhëtojnë, tashmë del një tjetër problem ose indinjatë për Riverin.  Conmebol ka vendosur që t’i japë Bocas dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Pra, Tevez & Co do të luajnë “brenda fushe” edhe atëherë kur duhet të luanin jashtë saj. Një vendim që nuk i ka pëlqyer tifozëve të Riverit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll