PRAG SKANDALI: Ndeshja e Superiores mund të dështojë për arsyen absurde

20 Shtator 2019
12:07
Eraldo Harlicaj
back button

Ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Laçit mund të dështojë dhe i pari që ka folur në lidhje me vështirësitë e kësaj sfide është administratori Sinan Idrizi. Ky i fundit ka folur duke vënë theksin te pamundësia e gjetjes së 100 stjuartëve që garantojnë mbarëvajtjen e sfidës. 

“Problemi më i madh është se ne nuk organizojmë dot më ndeshje në Vlorë, sepse unë nuk kam ku të gjej polici private. Ligji kërkon një numër të konsiderueshëm me uniforma të policisë private, por nuk të vjen njeri… Nuk po i gjejmë dot. Ndeshja e radhës luhet në Vlorë me Laçin, unë nuk mund ta organizoj. 

“Nuk kam ku t’i gjej policët. Deri tani pata mirëkuptimin me këta miqtë e mi që kanë policitë private dhe na ndihmuan secili me 4-5 efektiva, tani nuk kam ku t’i gjej më. Nuk ka. Ligji thotë duhet që të jenë 100 efektivë. Ku t’i gjej unë?!” – thotë Idrizi për gazetën Panorama Sport. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit