Prandeli parashikon luftën për titull dhe i druhet Milanit edhe pa… Ibrahimovic!

28 Nëntor 2020
15:51
Telesport
back button

I pyetur në konferencën për shtyp për sa i përket garës për titull, trajneri Cesare Prandelli foli për Milanin, Juventusin dhe shumë konkurrentë të tjerë në këtë mënyrë:

“Milan për Scudetto? Juventusi mbetet favorit, duke parë atë që kanë bërë në sezonet e fundit”.

Sakaq, ish-trajneri i Italisë foli edhe për objektivin e ekipit vjollcë. Aventura e tij te pankina e Fiorentina nisi me humbje.

“Prioriteti është udhëheqja e ekipit për t’u bërë një ekip, një grup. Pak ide por të qarta. Nëse vazhdojmë të performojmë mirë, vetëvlerësimi dhe vetëdija do të rriten.

“Fryma e ekipit është pra përparësia. Shpirti  që gjithashtu mund ta çojë këtë skuadër të ecë përpara. Ne mund të mendojmë të kemi një paraqitje të shkëlqyeshme kundër një ekipi shumë të rëndësishëm si Milani”.

“Mungesa e Ibrës? Varet nga ne. Nëse mund të përfitojmë nga kjo mungesë. Por Milani mbetet një ekip shumë i fortë, me ose pa suedezin”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit