PRAPASKENA: Aubameyang-Icardi, leverdia e madhe e Interit dhe puçi i argjentinasit!

21 Korrik 2019
11:52
back button

Inter është në sulm frontal për të marrë shërbimet e Romelu Lukaku, teksa mbetet mision i rëndësishëm sistemimi i Mauro Icardit.

“Sportmediaset” ka zbuluar se Inter ka qenë në një tratativë të hapur me Arsenalin, teksa palët kanë diskutuar shkëmbimin e Mauro Icardit me Pierre-Emerick Aubameyang, me klubin italian që do të shtonte edhe një sasi të caktuar parash për këtë marrëveshje.

Ka qenë një negocim në fazat e para, që është bllokuar menjëherë nga vetë Icardi. Ai ka refuzuar kalimin në Londër dhe Arsenal nuk e lë të lirë sulmuesin gabonez pa marrë Icardin.

Sulmuesi argjentinas dhe Wanda Nara po punojnë në një drejtim tjetër: Duan kalimin tek Juventus, me të cilët kanë akord financiar. Në këtë mes Inter bën bllokadë dhe agjentja e gruaja e 26-vjeçarit i kanë vënë kusht Juventusit se do të presin për ta deri më 10 gusht, më pas do të shohin alternativa të tjera.

Tani mbetet në dorë të klubit torinez për të përgatitur 70 milionë eurot e panegociueshme që kërkon Interi dhe të marrin Icardin. Nëse “Zonja e Vjetër” nuk e bën, atëherë edhe destinacioni Premier League bie për Icardin, sepse merkato në Angli mbyllet me 8 gusht dhe mundësia e tij e vetme mbetet Napoli, ndoshta Atletico Madrid, ose ndonjë klub tjetër që mund të hyjë në garë për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit