PRAPASKENA: Challandes hyn i tërbuar dhe ulërin në tunel, anglezët ia plasin të qeshurës

11 Shtator 2019
17:20
back button

Pjesa e parë ishte shkatërruese për Kosovën, në ndeshjen e madhe me Anglinë, teksa 45 minutat e para u mbyllën në shifrat 5-1.

Ishin dy gola të shpejtë të Jadon Sancho, që hodhën në tapet Dardanët dhe trajneri i tyre Bernard Challanes ishte tepër i acaruar nga ky fakt.

Sapo ka rënë bilbili ai është larguar për në tunel, teksa bërtet i tërbuar dhe dëgjohet të thotë “e tmerrshme” dhe sapo shikon kamerën e lë mënjanë inatin e tij dhe qesh, duke treguar se nervat i kishte vetëm sipërfaqësore, ndërsa disa analistë anglezë nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën nga veprimi i zviceranit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit