PRAPASKENA: Conte ka prishur raportet me Marotta, pritet vendimi i presidentit Zhang!

3 Gusht 2020
15:05
Telesport
back button

Të gjithë të pranishëm në Appiano Gentile. Nga Marotta te Ausilio, nga Baçin te Zanetti dhe – sigurisht – Antonio Conte, por asnjë mbledhje midis palëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, i gjithë menaxhmenti shkoi në Pinetina në mëngjes për t’iu nënshtruar tamponëve të detyruar nga UEFA me qëllim rinisjen e Europa League (Inter do të luajë të mërkurën kundër Getafe në “Veltins Arena” në Gelsenkirken)

Përçarja vazhdon prej muajsh dhe për një kohë të gjatë Conte vetë kishte planifikuar të shpërthente pas javës së fundit të Serie A.

E lehtë ta kuptosh, nga fjalët e teknikut zikaltër, se marrëdhënia e tij me Ausilio dhe Marotta nuk është sigurisht idilike dhe palët janë larg mes tyre.

Një rol vendimtar do të duhet të luajë presidenti Zhang, i cili mund t’i vendosë gjërat siç duhet, veçanërisht nëse ai kënaq Conten në merkato.

E thjeshtë të imagjinohet se përballja e vërtetë mund të ndodhë pas ndeshjes së fundit të sezonit, e cila mund të ishte ajo kundër Getafe, po, por edhe finalja e Europa League, nëse zikaltërit do të shkojnë deri në fund të kompeticionit.

Conte dëshiron të jetë i kënaqur, në të gjitha aspektet, përndryshe ai gjithashtu mund të zgjedhë të largohet, edhe nëse mbetet të kuptohet se si, pasi ka shumë para në fjalë (12 mln euro në sezon dhe kontratë edhe për 2 vite të tjera).

Gjithashtu e vërtetë që në të kaluarën i njëjti Conte la Juventusin duke hequr dorë nga paratë (ai prapë merr shumë nga Chelsea pasi fitoi në gjykatë me Blues).

Conte ha chiesto 4 acquisti all'Inter ma Suning ha altre idee: i ...

Ndërkohë, nga ajo që filtron nga Appiano Gentile, stërvitja e sotme u zhvillua në një atmosferë të relaksuar, një shenjë që fjalët e shumta të ditëve të fundit nuk e kanë destabilizuar skuadrën, por problemet qëndrojnë në marrëdhënien midis Antonio Conte dhe drejtuesve: skenari është me mjegull dhe vetëm Zhang duket se ka mundësinë të rikrijojë një mjedis pozitiv, por nuk dihet nëse ia del mbanë.

Megjithatë, një konfrontim i plotë me presidentin e ri do të ndodhë. Sakaq, emri i parë që del në skenë në rast se Conte dhe Interi do të ndahen pas një viti është Massimiliano Allegri: aktualisht pa punë por ende i paguar nga Juventusi pasi është nën kontratë, trajneri toskan do ta pranonte projektin zikaltër pa probleme dhe do të rigjente aty Marotta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit