Prapaskena e bujshme e vitit 2020: Barcelona refuzoi ta blinte Vlahovic për 18 milionë euro

15 Janar 2022
14:18
Alfred Lleshi
back button

Në korrik 2020, një vit e gjysmë më parë, Darko Ristic i propozoi Barcelonës futbollistin Dushan Vlahovic. Agjenti i qendërsulmuesit serb ishte në Spanjë, i angazhuar në një takim me drejtorin sportiv Eric Abidal dhe anëtarë të tjerë të menaxhmentit katalanas. Në bisedime u shfaq emri i bomberit vjollcë, i cili konsiderohej në atë kohë një nga sulmuesit më premtues në skenën evropiane. Për të zbuluar sfondin, sot ka menduar “Marca”.

Sipas menaxherit, ofertës së huazimit me detyrim blerjeje për 18 milionë euro, Blaugranët i thanë “jo”. Ata kishin marrë OK e Fiorentinës, por Barça kishte ende dyshime për cilësitë e lojtarit dhe nuk pranoi të shpenzonte aq shumë. Në fakt, bëri shumë gabim. Që nga ai moment, Vlahovic ka shënuar 37 gola në një vit e gjysmë në Serie A dhe tani çmimi i llogaritur është rreth 70-80 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit