PRAPASKENA: Giampaolo e donte me ngulm, zbulohet pse dështoi objektivi i madh i Milan-it

20 Gusht 2019
18:35
Eraldo Harlicaj
back button

Milani kërkoi me ngulm Lucas Torreiran e Arsenal-it. Trajneri Marco Giampaolo e donte mesfushorin në Milanelo, por ishte ekipi anglez që ndaloi këtë lëvizje. Menaxheri i futbollistit, Pablo Bentancur, ka konfirmuar diçka të tillë duke i shkelur syrin dhe në janar ekipit italian, duke qenë se sezoni i ri nuk ka nisur mirë për uruguaianin me 7 minuta në dy ndeshje. 

“Ishte një mundësi reale, pasi Giampaolo është në zemrën e Torreiras. Arsenali nuk ka qëllim që ta shesë lojtarin. Lucas është mirë, klubi është i lumtur me të. 

“Ky do të jetë viti i konfirmimit me fanellën e Arsenal-it. Milani është Milan, do të jetë gjithmonë një skuadër e rëndësishme, edhe në ditët e sotme që ka probleme ekonomike”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit