PRAPASKENA: Juventusi po e ofron Dybala kudo, Barcelona refuzoi dy propozime!

21 Gusht 2019
17:33
back button

Misioni i drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, në Barcelonë, duket se ka qenë sidomos për t’u munduar që të heqë ata futbollistë që nuk janë pjesë e projektit dhe për të cilët edhe presidenti Agnelli ka dhënë “Ok”.

Kryesori, sigurisht, Paulo Dybala, i cili tashmë duket se është jashtë “Zonjës” dhe, nëse qëndron, do ta bëjë sepse nuk u gjet askush që të paguante aq kërkuan bardhezinjtë ose destinacione që argjentinasi ka refuzuar.

Kështu, Paratici, udhëtoi në Barcelonë për t’ia ofruar katalanasve, duke pasur takim me drejtuesit blaugrana. Fillimisht e ofroi një shkëmbim kokë më kokë me Suarez, duke marrë një “jo”, më pas u mundua që ta ofronte në shkëmbim me Dembele, duke i vendosur një vlerë 100 mln euro, kështu që të dy klubet mos dilnin me humbje, por katalanasit sërish refuzuan, pasi nuk e konsiderojnë futbollist me vlerë 100 mln euro Dybala, por maksimumi 70 mln euro.

Tani, mbetet PSG, që ende nuk ka vendosur duke qenë se po pret se çfarë do të ndodhë me Neymar. Nuk mund të shpenzojë kurrësesi 80 mln euro në këtë moment. Së fundmi, mundësia “Inter”, por këtu gjithë çështja lidhet me faktin se Interi është gati por vetëm nëse bëhet kokë më kokë me Icardi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit