PRAPASKENA: Lautaro ishte i Romës, kryeqytetasit e humbën për shifrën qesharake

4 Qershor 2020
21:55
Eraldo Harlicaj
back button

Roma ka bërë një autogol të madh! Emri që iu propozua ekipit verdhekuq në vitin 2018 ishte as më shumë e as më pak, por ai i Lautaro Martinezit. “El Toro” luante në Argjentinë asokohe dhe verdhekuqtë nuk i besuan sa duhet.

Çmimi që iu dha ekipit italian për të siguruar shërbimet e lojtarit ishte 8 milion euro, por kjo shifër ju duk e ekzagjeruar skuadrës italiane. Kjo është arsyeja që Lautaro mbeti në Argjentinë dhe u ble nga Interi.

Drejtuesit e Romës me siguri nuk do të ndihen mirë nga një fakt i tillë, pasi kanë humbur një supersulmues vetëm sepse nuk i kanë besuar. Cilësia e Lautaros nuk i humbi syrit të mprehtë të Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit