Prapaskena Mourinho: fjalia që i tha yllit të Serie A pas Torino-Roma mbi të ardhmen e tij

21 Maj 2022
17:54
Telesport
back button

Edhe 5 ditë duhen që të luhet finalja e Conference League, takim që do të luhet në “Air Albania”. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për këtë takim në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Në finale shanset janë 50 me 50, por ne do të japim maksimumin që ta çojmë 51 me 49 në favorin tonë. Jam një trajner me një histori dhe Roma është një klub i madh. Kam ndjerë pak përgjegjësi duke u munduar që ta bëj edicionin e parë të turneut një kompeticion të madh.

Pak nga pak arritëm që të realizonim objektivin tonë, që të shkonim sa më larg që të mundeshim në këtë turne. Me krenari pamë që 2 gjysmëfinalet u luajtën në stadiume plot, ku në total ishin 170 mijë tifozë të pranishëm.  Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarin që kemi përballë dhe të harrojmë historinë e Romës”, ka thënë trajneri i Romës.

Sakaq, trajneri Jose Mourinho eshte kapur ne fund te Torino-Roma duke biseduar me Bremer, mbrojtesin e ekipit granata… Gleison Bremer e mbylli sezonin herët me Torinon për shkak të lëndimit, dje nuk luajti ndeshjen kundër Romës por ishte në tribunë afër Cairos.

Në fund të ndeshjes, braziliani doli në fushë për një xhiro me skuadrën dhe pati mundësinë të fliste edhe me Josè Mourinhon. Special One i dha doren dhe e pyeti: “A e di tashmë se ku do të luash vitin e ardhshëm?” në portugalisht.

Bremer i bëri një tundje koke negative dhe Special vazhdoi: “Do të zgjedhësh mirë”, e përsëriti disa herë. Mbrojtësi buzëqeshi përpara se t’i thoshte lamtumirë Mourinhos dhe të vazhdonte te pershendeste publikun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit