PRAPASKENA: Muriqi pranë Turqisë, Kosova me shumë fat!

16 Shtator 2019
13:44
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij. Ai po bën mjaft mirë me Fenerbahçen, por dhe me Përfaqësuesen dardane. Tottenhami u interesua për të, ndërsa emri i tij po lakohet nga shumë klube së fundmi. 

Golashënuesi është një aset për trajnerin Bernard Challandes, por ish-presidenti i tij te Giresunspori, Temel Bozbag, që e mori në Turqi në ligën e dytë ka treguar se lojtari mund të vishte fanellën turke. Ai vetë e ka propozuar, madje trajneri i U-21 të Turqisë e ka vëzhguar, por procedurat e zgjatura me letra kanë bërë që Turqia ta humbiste dhe Muriqi të zgjidhte Kosovën. 

“I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Jam mahnitur me të. Në atë kohë e ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U21, Abdullah Erxhan. E pa një ndeshje dhe e pëlqeu. Muriqi u shpreh se procedurat kishin probleme dhe nuk po zgjidheshin, ndaj pranoi ftesën e Kosovës”, u shpreh Bozbag.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit