PRAPASKENA/ Nainggolan zbulon bisedën: Conte çmendej pas meje!

23 Tetor 2019
16:45
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, ka folur sërish në lidhje me largimin e tij nga Interi dhe marrëdhënien me Antonio Conten. “Do të doja të stërvitesha me Antonio Conten. Ai çmendej pas meje. Do të më pëlqente të trajnohesha nga ai, në një muaj kuptova idetë e tij”. 

“Ai ishte i zgjuar dhe shumë i drejtpërdrejtë, fliste hapur kur gjërat nuk shkonin mirë. Gjatë fazës përgatitore, ai më mori në vete dhe më tha: ‘Jam i çmendur pas teje, doja të të merrja dhe te Chelsea, por është vendim i klubit’ dhe ishte ai që e ndau me mua. Ai foli direkt me mua dhe hapur që në ditën e parë. I vlerësoj njerëzit që i thonë gjërat në fytyrë”, – tha Nainggolan për DAZN. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit