Prapaskena: Nuk shkova te Barcelona, sepse klubi kërkoi Messi-n në këmbim

30 Maj 2020
14:58
Denis Hakanaj
back button

Andrey Arshavin ka zbuluar një prapaskenë interesante yë merkatos që ka patur për protagonist edhe Leo Messi-n.

Ish-ylli i kombëtares ruse u transferua tek Arsenal në vitin 2009-të për 18 milionë euro, por në vitin paraardhës është kërkuar nga Barcelona. Ishte viti 2008-të dhe Arshavin konsiderohej i paprekshëm për Zenit-in.

Në një intervistë të dhënë për TV Match, ish-talenti rus ka zbuluar: “Nuk  ka dyshim se mund të isha paguar më shumë. Tek Arsenal-i u shita për 18 milionë euro, ndërsa Barcelona ka ofruar 15 milionë. Sigurisht, ishte një shifër e rëndësihme, por ka qenë vetëm një ofertë verore”, ka thënë Arshavin.

“Di vetëm se klubet kanë folur dhe se Zenit-i i ka thënë Barcelona-s se do të ishin të gatshëm të më linin të largohesha vetëm në këmbim të Messi-t. Nuk e kam të sigurt, por kështu më kanë thënë. Me pak fjalë, përgjigja e tyre ishte se nuk isha në shitje. Nëse do të kisha paguar nga xhepi im për të shkuar? Nuk e di”.

Një vit më pas, siç dihet, Arshavin u shit tek Arsenal-i, klub në të cilin ka luajtur për pesë sezone, për ta mbyllur karrierën më pas mes Rusisë dhe Kazakistanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit