PSG është në hall, pasi problemet ekonomike mund të bëjnë që të sakrifikojnë njërin mes Neymarit dhe Kylian Mbappes. Situata është e ndryshme me brazilianin që dëshiron të qëndrojë në Francës dhe të riut që do të largohet nga kryeqytetasit.
Drejtuesit po mendojnë ofertat që t’i mbajnë të dy, por sipas Sport po mendojnë sakrificën e madhe. Ata mund të shesin Neymarin për të mbushur arkat e klubit. Shitja e 28-vjeçarit do t’i jepte goxha frymëmarrje në aspektin ekonomik.
Paratë e mbledhura nga shitja e tij do të shkonin për të përgatitur një ofertë për Mbappe. Ata duan ta mbajnë me çdo kusht sulmuesin, prandaj janë gati që të bëjnë çmenduri në aspektin financiar për lojtarin.