PRAPASKENA: Rrahmani ishte kërkesa e Gattusos, zbulohet e vërteta!

2 Prill 2020
19:32
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli bleu në merkaton e janarit Amir Rrahmanin nga skuadra e Hellas Veronës. Mbrojtësi shqiptar ka bërë shumë mirë në Serie A dhe ka lënë gjurmë që në sezonin e tij të parë. 

Drejtori sportiv i ekipit napolitan, Cristiano Giuntoli, shpjegoi se pse pagoi Napoli 14 milionë euro për kartonin e lojtarit. Ai mendon se 26-vjeçari është i duhuri për skemat e trajnerit Gattuso. 

“Ne firmosëm me Rrahmanin, pasi ai është shumë i mirë në markimin 1 për 1, por ai mund të luajë mirë dhe në sulm. Gattuso e ka si kërkesë specifike këtë. Me një trajner si Gattuso që do t’i ndërtojë gjërat nga mbrojtja dhe kërkon që idetë e tij të ja ngulisë lojtarëve”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit