PRAPASKENA: Senatorët e Napolit kundër Ancelottit sepse i tradhëtoi!

12 Nëntor 2019
11:29
back button

Carlo Ancelotti ishte trajneri më i mirë dhe ai që donin më shumë, por që prej disa ditësh nuk është më kështu për senatorët e Napolit dhe pjesën tjetër të futbollistëve, që tashmë e shohin thjesht si një vegël të presidentit De Laurentiis… Sipas asaj që ka mësuar “Rai Sport”, Insigne, Allan dhe të tjerët ishin të bashkuar për të mos shkuar në grumbullim dhe madje, në bisedën me trajnerin, kishin rënë dakord në një linjë të përbashkët.

Por, pas ndeshjes me Salzburg, kur u larguan drejt shtëpive dhe u rikthyen të nesërmen në stërvitje, gjetën Ancelottin dhe stafin e tij në qendrën stërvitore pasi kishin fjetur aty dhe kishin zbatuar urdhërin, edhe pse vetë trajneri tha në konferencë se “jam kundër grumbullimit”. Një veprim që ka befasuar dhe ka tradhëtuar besimin e lojtarëve dhe sidomos senatorëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit