PRAPASKENA/ Shkarkimi i Dalipit, sherri me drejtuesit largoi trajnerin!

23 Gusht 2019
16:24
back button

Lajmi më i çuditshëm i ditës së sotme ishte largimi i trajnerit Klevis Dalipi nga Luftëtari. Numri një i stolit mori drejtimin e skuadrës gjirokastrite dhe e stërviti për një muaj, por aventura mes palëve nuk zgjati më shumë. Ai nuk do të jetë në krye të stolit në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Tiranës, pasi ekipin do ta drejtojë Klodian Duro. 

Largimi i Dalipit nuk lidhet vetëm me kushtet e kontratës, por dhe me përplasjet që ka patur me stafin drejtues gjatë kësaj periudhe merkatoje. Ish-trajneri i Luftëtarit nuk ka pranuar që të aktivizojë lojtarët e sjellë për provë nga drejtuesit duke mos i vëzhguar dhe pse i është kërkuar diçka e tillë. Ai ka parë vetëm futbollistët që i ka afruar vetë. 

Një situatë e tillë, drejtuesve të rinj të Luftëtarit i ka lënë shijen e arrogancës dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët me Dalipin. Ky i fundit mbetet sërish në treg në kërkim të një ekipi tjetër. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit