Prapaskena, Tottenham i ofroi Barçës heroin e Champions League

4 Shtator 2019
17:36
Telesport
back button

Ditën e fundit të merkatos së verës, skuadra e Tottenham i ofroi Barcelonës mesfushorin brazilian Lucas Moura. Gjithsesi, edhe pse dy klubet parimisht ranë dakord për transferimin, nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për sa i përket çmimit.

Spurs kërkuan rreth 50 milionë euro për mesfushorin 27-vjeçar, por për skuadrën katalanase kjo shifër ishte tepër e lartë. Ndaj dhe marrëveshja nuk u konkretizua. Lojtari, që ka një kontratë deri në vitin 2024 me Spurs, ishte protagonist sezonin e kaluar.

Veçanërisht mbahet mendja ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League, ku Tottenham fitoi 3-2 me përmbysje në fushën e Ajax dhe u kualifikua në finale. Në atë takim, Luca Moura realizoi 3 gola në pjesën e dytë, të fundit në kohën shtesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit