KURIOZITETI: Trajneri i Kukësit “i dhuroi” Laçit bomberin e Superligës! Gjithçka lindi në Gjilan

5 Nëntor 2019
15:32
back button

Emri dhe mbiemri? Kyrian Chinazorm Nëabueze. Mosha? 26 vjeç. Profesioni? Bomber! 11 gola në 11 ndeshje me Laçin, piku i karrierës së sulmuesit të lindur në Nigeri por që emigroi dhe u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot po gëzon tifozët kurbinas dhe sidomos po tregon se është një bomber që mungonte në kampionatin shqiptar që prej kohës së Khaled Ekuban.

Por, nëse Laçi sot gëzohet për golat dhe paraqitjet e bomberit i cili ka luftuar gjatë jetës me problemet në zemër dhe ende sot kontrollet i bën në Amerikë te një ndër kardiologët më të njohur. E megjithatë, nëse nuk do të ishte për Shpëtim Duron, trajnerin aktual të Kukësit, Nëabueze sot kushedi do të ishte në një kampionat tjetër.

Ishte janari i vitit të shkuar kur te Drita e Gjilanit mbërriti nga Maqedonia e Veriut dhe Pobeda sulmuesi në fjalë. Menjëherë, trajneri i asaj kohe te Drita, Shpëtim Duro, dalloi talentin e futbollistit në fjalë dhe forcën e tij, por nuk pati kohë që të vazhdonte përvojën e tij sepse u shkarkua pas eliminimit në Kupë. Megjithatë, ia këshilloi Laçit, nisur edhe nga disa udhëzime të Vucajt, ish-futbollist dhe kapiten te Laçi. Këshilla dhe raportime që bindën drejtuesit kurbinas, që sot i gëzohen “Kirit”, siç e thërrasin në ato anë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit