PRAPASKENA: United e largoi nga skuadra, lojtari e mëson nga rrjetet sociale

23 Tetor 2020
16:10
Eraldo Harlicaj

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si po sillen “Djajtë e kuq” me të. 33-vjeçari ka përfunduar jashtë listës së skuadrës dhe nuk e dinte diçka të tillë.

Ai nuk është federuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe e ka marrë vesh diçka të tillë përmes rrjeteve sociale. Portieri dëshiron që të flasë me drejtuesit për një trajtim të tillë.

David De Gea mbetet portier i parë i Manchester United, ndërsa si i dytë është afruar Dean Henderson. Kjo ka bërë që portieri argjentinas të kalojë si i tretë, por sërish Solskjaer ka preferuar 37-vjeçarin Grant para tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit