PRAPASKENA: Van Dijk pranë Chelseat dhe City-t, holandezi tregon pse zgjodhi Liverpoolin

5 Korrik 2020
11:29
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka qenë lojtar kyç në dy vitet e fundit për “Redsat”. Shtatlarti ka kthyer qetësinë në mbrojtjen e Jurgen Klopp dhe është një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Holandezi ka bërë me dije se para se të vendoste për fanellën e kuqe kishte pas vetes Chelsean dhe Manchester City-n. “Muri holandez” ka shpjeguar se arsyeja që ka zgjedhur ekipin aktual është trajneri gjerman Jurgne Klopp.

“Kisha shanse të shkoja te Chelsea dhe Manchester City. Gjëja më e rëndësishme që shikon është trajneri dhe Jurgen Klopp është një arsye e fortë se pse unë zgjodha Liverpoolin”, – ka bërë me dije Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit