PRAPASKENA: Ylli i Napolit refuzoi Premier, u takua me drejtuesit e Interit!

14 Janar 2020
14:58
back button

Gjatë programit të njohur Tiki-Taka, gazetari i Milanit, Carlo Pellegatti, por edhe ai i Napolit, Raffaele Auremma, kanë zbuluar disa prapaskena të merkatos sa i përket Dries Mertens, që për momentin ndodhet në Belgjikë për t’u kuruar.

Belgu nuk ka pranuar rinovimin e ofruar nga De Laurentiis prej gati 3 milionë eurosh që shkojnë diku te 4,3 mln euro me bonuset për tre sezonet në vazhdim. Sulmuesi ka refuzuar Ëest Ham në Premier League dhe bomba lidhet me Interin. Në Milano, djaloshi është takuar me drejtuesit e Interit për të rënë dakord për në qershor, me parametra zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit