PRAPASKENA/ Zidane në sulm ndaj Bale: Nuk pranoi të luante!

23 Korrik 2019
9:24
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka sqaruar sërish deklaratën e tij në lidhje me Gareth Bale. Numri një i stolit ka shpjeguar se nuk ka asgjë personale me uellsianin dhe nuk ka shfaqur mungesë respekti, madje në ndeshjen ndaj Bayern Munchen ishte sulmuesi që refuzoi të luante. 

"Dua të flas sërish dhe të jem i qartë për situatën e Bale. E para, unë nuk tregoj mungesë respekti ndaj askujt dhe aq më pak ndaj një lojtari. Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë. 

"Së dyti, kam thënë që klubi po mundohet ta shesë. Pikë. Së treti, që është dhe më e rëndësishmja, në ndeshjen ndaj Bayern, Bale nuk u ndërrua pasi nuk donte ta bënte. Ai tha se klubi donte ta shiste dhe nuk do të luante për këtë", – tregoi Zidane. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit