PRAPASKENAT: Plas keq në Mynih, kapiteni do largimin pas debatit me Salihamidzic

13 Janar 2020
18:37
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtuesit e Bayern Munchen e kanë kuptuar se kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor, por se revolucioni mund të prekte dhe Manuel Neuer, askush nuk e kishte menduar. Nënshkrimi i kampionëve me portierin e ri Alexander Nubel nuk është pritur me fishekzjarre nga Neuer. 

Portieri është acaruar dhe ka patur një diskutim shumë të ashpër me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic. Ky i fundit i ka kërkuar kapitenit që t’i japë fanellën e titullarit në 15 ndeshje Nubel, ndërsa përgjigjja e kapitenit ishte e prerë: “Sa të jem këtu, do të luajë dhe në miqësore!”

Mesazh i qartë që Bayerni duhet të matet mirë. Neuer nga krahu tjetër po mendon largimin dhe nuk është më diçka kaq e vështirë për t’u besuar. 33-vjeçari donte të rinovonte dhe për 2 vite me bavarezët, por bisedimet kanë ngecur. Ai mund të transferohet në një ekip jashtë Gjermanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit