Prej 14 vitesh te Barça, Guardiola do të rrëmbejë “xholin” e katalanasve

3 Qershor 2020
14:09
Alfred Lleshi
back button

Te Barça, që ka hapur fronte merkatoje me Interin për Lautaro Martinez dhe Juventusin për Pjanic, emri i Sergi Roberto është shfaqur si protagonist i mundshëm i shkëmbimeve. Një opsion që vetë lojtari e hedh poshtë. Nëse një ditë do të largohet nga katalanasit, nuk do ta bëjë për Milano apo Torinon. 28-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelonës gjatë gjithë karrierës së tij. Blaugrana-t kanë marrë shumë oferta për këtë futbollist, por nuk janë adresuar ndonjëherë, sepse cilësia dhe shkathtësia e tij e bëjnë lojtarin e 12-të të të gjithë trajnerëve. Është fakt që Sergi Roberto, përveç rolit të portierit, ka luajtur pothuajse kudo tjetër, ku kanë pasur nevojë trajnerët.

Çështja është se fituesit të 6 La Liga-ve, 5 Kupave të Mbretit dhe 2 Champions-ve me Barçën i përfundon kontrata në vitin 2022. Në situatën e krizës së shkaktuar prej Covid-19, ajo që nuk është konsideruar kurrë, pra shitja e tij, tani është një mundësi. Kështu, interesimi i Manchester Cityt për Sergi Roberto është evident. Guardiola dhe Txiki e njohin atë në mënyrë të përsosur. Begiristain ka pyetur rreth tij me miratimin e Pep. Barça ka kërkuar kohë dhe ka vendosur një kusht: shkëmbimi për Sergi Roberto nuk lejohet. Duhet të jetë transferim i plotë, me para “cash”. Txiki e njeh mirë situatën dhe pret vendimin përfundimtar të Barcelonës, për të kaluar në fazën e dytë. Nga interesimi në negociatat zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit