Prej ditësh në provë, Vllaznia firmos me sulmuesin nga Guinea

28 Janar 2021
13:51
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës në merkaton e janarit. Pas mesfushorit malazez, Milos Kaleziç, që e prezantoi dje, sot ka hedhur firmën mbi kontratë edhe sulmuesi 28-vjeçar nga Guinea, që prej disa ditësh po stërvitej me kuqeblutë. Klubi shkodran ka njoftuar përmes faqes së vet në internet:

“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha, sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor, i cili është formuar tek akademia e Sportingut të Lisbonës. Kontrata e tij është 1-vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia, Salim!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit