Prej një javë në karantinë në hotel, tenistja spanjolle del pozitive me Covid

25 Janar 2021
11:51
Telesport
back button

Tenistja spanjolle Paola Badosa, numri 67 në botë për femra, ka dalë pozitive me Covid-19, ndërkohë që prej një jave është e izoluar në hotel, që pas mbërritjes në Melburn. Pak ditë më parë, ajo ishte ankuar për masat anti-Covid që ka marrë qeveria australiane, ndërsa sot ka konfirmuar se ka dalë pozitive.

Badosa ishte në grupin e tenisteve që mbërritën në Melburn me “charter” të vënë në dispozicion nga organizatorët e Australian Open. ajo u ankua për faktin se duhej të qëndronte mbyllur në dhomë 24 orë, pa patur mundësi të dilte apo të stërvitej. Ndërkohë që, sot, krejt papritur deklaroi se është infektuar me koronavirus.

Kam lajme të këqija. Kam dalë pozitive me Covid-19. Kam disa simtpoma dhe nuk ndihem mirë. Më vjen keq që u ankova pak ditë më parë për rregullat, por sot kuptoja që situate është e trishtueshme”, shkruan Padosa, që do të qëndrojë e izoluar në dhomën e saj dhe rrezikon të mos luajë në Australian Open (nis më 8 shkurt).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit