“Prej tre vitesh jemi më të mirët”, Marotta: Dybala? Ju them se….

22 Maj 2022
21:26
Denis Hakanaj
back button

Administratori i deleguar i Inter-it, Giuseppe Marotta, ka folur pas fitores 3-0 te marrë nga zikaltrit kundër Sampdoria-s, që nuk ka ndikua rnë luftën për titull.

“Duhet t’i bëjmë komplimentet Milan-it. Në trevjeçarin e fundit kemi qenë më të mirët për pikët e fituara në kampionat. Duhet të rinisemi nga kjo pikë, duke e ditur se është e vështirë”, ka thënë Marotta për DAZN.

“Skuadra është e fortë, pronësia gjithashtu, edhe drejtuesit. Të vazhdojmë në këtë rrugë, duke falënderuar grupin e lojtarëve që ka treguar se është i një niveli të lartë”.

Në lidhje me merkaton dhe mundësinë për të marrë Dybala-n: “ka disa lojtarë pa kontratë që përfaqësojnë një mundësi dhe ne do t’i vlerësojmë këto mundësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit