Përveç frikës nga Coronavirusi që po tmerron të gjithë Botën, mamaja e Angel Correas po përballet edhe me kancerin tashmë.
Pikërisht për t’i dalë në krah dhe për ta mbështetur mamanë e tij, ylli i Atletico Madrid ka bërë një gjest mjaft të bukur, teksa është qethur krejtësisht. Madje, pas këtij gjesti, Correa ka postuar edhe një foto në Instagram, ku shkruante:
“Nuk ka pushim për armikun në fushën e betejës. Ata mund të të prekin trupin, por shpirti jonë është i paprekshëm. Ata mund të tentojnë edhe të të shqyejnë mishin, por besimi jonë është i pathyeshëm. Ata nuk të vjedhin dot atë që ti je, sepse shpirti yt është më i fortë. Këtë luftë e ke të fituar. Je luftëtarja jonë, të duam mami!”