Premier jep “OK”, ndeshjet do të luhen pa gjyqtarë

3 Qershor 2020
12:59
Gentian Spiri

Premier League pritet të rinisë më 17 qershor. Kampionati është ndërprerë që prej marsit për shkak të koronavirus.

Skuadrat i kanë bërë një kërkesë Federatës Angleze (FA) për të zhvilluar gjatë këtyre 15 ditëve të fundit të përgatitjes disa ndeshje miqësore. Federata ka dhënë miratimin e saj, por ka vendosur disa kushte.

Së pari, ndeshjet do të luhen, por pa gjyqtarë zyrtarë të licensuar prej saj. Gjithashtu, skuadrat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 90 minuta, ndërkohë që lojtarët do të udhëtojnë me makinat e tyre personale dhe të jenë mundësisht të veshur me uniformat e lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit