Premier League, 20 klubet janë gati të marrin vendimin e bujshëm

22 Prill 2020
22:10
Denis Hakanaj
back button

Vendimi i javës së kaluar ka konfirmuar zgjedhjen e 20 klubeve të Premier League për ta përfunduar sezonin. Megjithatë, në orët e fundit duket se ka ardhur një kthesë, të paktën sipas Daily Mail.

Sipas të përditshmes angleze, disa klube kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me modalitetet e rifillimit. Nuk ka akoma një plan të qartë për rifillimin dhe nëse do të rifillohet, por shqetësimi më i madh ka të bëjë me shëndetin e lojtarëve.

Infektime të mundshme mund të krijojnë më shumë kaos edhe mes kampionateve europine. Klubet e kategrisë kryesore të futbollit anglez janë në kontakt dhe, sipas Daily Mail, po flitet edhe për një anulim të sezonit.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit