PREMIER LEAGUE: Arsenali vazhdon marshimin, United ndalet! Rashford dhe aktrimi i turpshëm për penallti (PAMJET)

12 Mars 2023
17:08
Telesport
back button

Arsenali vijon rezultatet pozitive në Premier League duke mbajtur distancën me +5 nga Man City në luftën për titull. Topcinjtë kanë mposhtur 0-3 në transfertë Fulham. Gjithcka u zgjidh që në pjeseën e parë me golat e Gabriel 21′, Martinelli 36′ dhe Odegaard 45+2. Nje pjese e pare perfekte qe pa edhe nje gol te anuluar qe ne fillim…

Në ndeshjen e radhës, Arsenali pret Crystal Palace. Skuadra e Arteta-s ka qene perfekte dhe ne 45′ e dyta ka menaxhuar gjithcka. Sakaq, edhe pas humbjes se turpshme ndaj Liverpool, Man United nuk ka reaguar dot dhe tashme ka dalë nga gara për titull dhe diferenca me Arsenalin shkon në 16 pikë…

Pas 27 ndeshjeve në 2022/23, Arsenali (66) tashmë ka përmirësuar totalin e pikëve të tij nga tre nga pesë sezonet e mëparshme të Premier League. Dicka e jashtezakonshme e arritur me trajnerin Arteta…

SHIKONI GOLAT TE FULHAM-ARSENAL (VIDEO)

United  pra, qe sot ska mundur te fitoje dot… Kur kanë ngelur dhe 11 ndeshje nga fundi eshte gati e pamundur. Skuadra e Ten Hag barazoi pa gola ndaj Southampton, ndërsa Casemiro la ekipin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në minutën e 34′.

Casemiro është lojtari i parë që merr dy kartonë të kuq në një sezon të vetëm në Premier League për Manchester United që nga Nemanja Vidic në 2013-14. Në ndeshjen e radhës, Man United përballet në transfertë me Newcastle.

SIMULIMI I RASHFORD – VIDEO

Vlen per t’u theksuar nje tentative qesharake nga Marcus Rashford ne fund te ndeshjes per te fituar penallti. Ai ka kaluar portierin dhe eshte hedhur pa u prekur duke fluturuar si nje “zhytes ne pishine”… Nje aktrim qe ndoshta do te kishte merituar edhe skualifikim…

Sakaq, Southampton ka tentuar madje ta fitoje sfiden por nuk ka mundur dot dhe ka goditur shtyllen dhe i eshet afruar disa here golit. Edhe Bruno Fernandes ishte i pafat me nje goditje nga jashte zone qe u ndal nga shtylla…

SHTYLLA E SOUTHAMPTON – VIDEO

SHTYLLA E BRUNO FERNANDES – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit