Chelsea është në një trajektore të mirë dhe duket se ka gjetur ekuilibrat e duhur në Premier League. Skuadra blu sot fitoi 2-1 me Brendford në shtëpi.
Golin e parë për “Blutë e Londrës” e shënoi mbrojtësi Cucurrella në minutën e 43-të me kokë, pas një harkimi drejt zonës. Një gol vendimtar për spanjollin, i cili tregoi se vlen në të gjitha aspektet e lojës me hiperaktivitetin e tij në fushë.
Golin e dytë e shënoi Jackson në minutën e 81-të dhe u duk sikur Chelsea mori frymë lirisht, por pak minuta më vonë Mbeumo ngushtoi disavantazhin në 2-1. Me këtë fitore, Chelsea e sheh veten dy pikë larg kreut (Liverpool), me një ndeshje më shumë se “Të kuqtë”.
Tottenham, ndërkohë, u argëtua në transfertën e Southampton me fitore 0-5. Maddison shënoi dopietë. Për Tottenham shënuan edhe Kulusevski, Son dhe Sarr.