Premier League, java e parë zbulohet 24 orë para shortit

12 Qershor 2019
12:00

Të enjten paradite do të hidhet shorti për sezonin 2019/2020 në Premier League, por kalendari i javës së parë është publikuar në Tëitter, edhe pse nuk dihet sa i vërtetë është.

Një foto në Twitter është bërë e famshme, sepse pretendohet se është java e parë e kampionatit, edhe pse ka pak gjasa të jetë e vërtetë.

Sipas fotos, Manchester City do ta nisë me një vizitë të vështirë në Ëolverhampton, ndërsa Norëich-i debutues do të vizitojë Tottenhamin.

Manchester United do ta nisë në shtëpi ndaj Brighton, ndërsa Arsenali do të luajë derbin kundër Crystal Palace.

Gjithsesi, fotoja është ndoshta thjesht një mashtrim, sepse nuk ka shans të dihet që tani edhe lista e ndeshjeve që do të transmetohen në televizion, me Sky Sports dhe BT Sports që do të vendosin në fund të muajit cilat ndeshje do transmetojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit