Premier League, Leeds-i i “Loco” Bielsa-s kërkon ndihmën e Jay-z

24 Nëntor 2020
19:40
Denis Hakanaj
back button

Bota e muzikës dhe e futbollit nuk kanë qenë kurrë kaq afër sa në këtë moment.

Leeds United, skuadra e “Loco” Bielsa-s dhe që është kthyer këtë vit në Premier League, ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje me Roc Nations Sports, agjenci reklamash e themeluar nga reperi i famshëm Jay-Z.

E krijuar në 2008-ën, agjencia ka për qëllim që të promovojë markën e klientëve të saj, në nivel komercial dhe me reklama. Mes emrave më të rëndësishëm që bashkëpunojnë me agjencinë amerikane janë Rihanna, por edhe futbollistë të nivelit të Marcus Rashford, kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku.

Pikërisht mesfushori i Manchester City-t, në fakt, në marsin e 2019-ës ka lajmëruar fillimin e këtij bashkëpunimi të ri komercial me Roc Nation Sports.

Për sa i takon klubit anglez, agjencia do të merret me promovimin e markës në nivel digjital, me organizimin e eventeve dhe për të rritur numrin e tifozëve të ekipit në Amerikë dhe në Azi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit