Premier League përgatitet të pushtojë botën me ndihmën e Netflix

23 Shtator 2022
17:10
Denis Hakanaj
back button

Prodhuesit e serialit të njohur të Netflix ‘Formula 1: Drive To Survive’ i janë drejtuar Premier League për të prodhuar një dokumentar të ngjashëm me atë të F1.

Box To Box Films – kompania që qëndron pas Drive to Survive – dëshiron të shtojë Premier League në portofolin e tyre të sporteve që mbulojnë në dokumentarë ekskluzivë që tregojnë çfarë ndodh prapa skenave.

Sipas The Times, klubet u informuan për idenë në fillim të kësaj jave dhe bisedimet tani do të zhvillohen përpara projektit të mundshëm.

Formula 1 ka parë një rritje masive në popullaritet që kur seriali filloi të transmetohej në Netflix në vitin 2019-të.

Dokumentari u dha shikuesve një pasqyrë të një botë ndryshe ekskluzive, ku personalitetet e pilotëve shkëlqenin vetëm në konferencat për shtyp dhe në pistë.

Lufta dramatike për titullin e sezonit të kaluar mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen arriti shifra rekord shikueshmërie dhe pjesëmarrje në një numër garash gjatë gjithë sezonit.

Kjo përfshinte Çmimin e Madh të Silverstone – ku rekordi kapacitetit u thye përsëri këtë vit me 142,000 të pranishëm në ditën e garës – dhe finalen e sezonit në Abu Dhabi, i cili pa një numër të madh 108.7 milionë shikues.

Në një bashkëpunim të mundshëm mes Premier League dhe Box To Box, shpresohet që të krijojë një ndikim i ngjashëm me Premier League.

Klubet angleze kanë lejuar tashmë Amazon të prodhojë dokumentarë prapa skenave, duke përfshirë Arsenalin, Tottenham-in, Manchester City-n dhe Crystal Palace.

Natyrisht, Premier League është një treg shumë më i madh se F1 dhe tashmë është afër tejkalimit të kufijve të brendshëm.

Rrjedhimisht, drejtuesit e futbollit anglez e kanë kthyer vëmendjen e tyre ndërkombëtarisht, gjë që shihet se ka potencialin për një rritje të Premier League.

Nga kjo lëvizje ka të ngjarë të përfitojë gjithashtu edhe platforma e mundshme e transmetimit Netflix, pasi humbën 200,000 abonentë pas një rritjeje çmimi në prill.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit