Premier League rinis me 6 ndeshje në fushë neutrale, Liverpool kampion larg qytetit?

29 Maj 2020
17:10
Telesport
back button

Do të jenë të paktën gjashtë takime të Premier League që do të zhvillohen në fushë neutral kur të rinisë kampionati anglez. Vendimi për të zhvilluar disa ndeshje larg qyteteve të përkatësisë së ekipeve është bërë për të mos i dhënë mundësi mbledhjes së tifozëve përreth impianteve.

Ndeshja e parë që do të luhet në fushë neutral dhe, sigurisht, pa praninë e tifozëve, do të jetë Manchester City-Liverpool.

Do të ndjekin më pas edhe Manchester City-Newcastle, Manchester United-Sheffield United, Newcastle-Liverpool, Everton-Liverpool, dhe çdo takim që do të mund t’i garantojë Liverpool sigurinë matematikore për fitimin e titullit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit