Premier League, zbulohet një rast i ri me Covid-19

3 Qershor 2020
17:58
Denis Hakanaj
back button

Premier League ka konfirmuar se ka një rast të ri me Cocid-19 pas raundit të pestë të testimeve të 1197 lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafeve të klubeve.

Personi që ka rezultuar pozitiv është një pjesëtar i Tottenham-it, që ka bërë të ditur në një komunikatë për shtyp se:

“Për shkak të ruajtjes së të dhënave mjekësore, emri i individit nuk do të publikohet. Bëhet fjalë për një njeri asimptomatik, që tani do të vetizolohet për shtatë ditë, siç parashikon protokolli i Premier League, para se t’i nënshtrohet një testi tjetër”.

Premier League ka bërë të ditur se ai i Spurs-ave është rasti i vetëm pozitiv nga 1197 testet e bëra. Në testet e mëparshme nuk ishte gjetur asnjë pozitiv nga 1130 teste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit