Premier League, zero raste të reja me Covid-19

30 Maj 2020
20:50
Denis Hakanaj

Nuk ka asnjë rast të ri me Coronavirus mes 1130 futbollistëve dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të 20 skuadrave të Premier League.

Lajmërimi zyrtar ka ardhur nëpërmjet një komunikate për shtyp:

“Premier League mund të konfirmojë se të enjtën 28 dhe të premten 29 maj, 1130 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të klubeve tona janë testuar për të verifikuar nëse ishin të infektuar nga Covid-19. Asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit”.

Një lajm tjetër i mirë për Premier League ka ardhur nga qeveria angleze, që sot ka miratuar dekretin që do t’i lejojë skuadrat të stërviten në grup.

Duke filluar nga 1 qershori, në fakt, do të kthehen kompeticionet sportive në vend, siç ka shpjeguar Ministri i Kulturës dhe Sportit i Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Dowden.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit