PREMIER | “Profesori” e nis me sukses te Man United. Conte ngjit Tottenham 2 pikë larg Champions

5 Dhjetor 2021
17:07
Telesport
back button

Ka nisur me sukses aventura e Ralf Rangnick, i quajtur ndryshe si “profesori” te stoli i Manchester United. Një ndeshje e vuajtur dhe që u zhbllokua vetëm në minutën e 78 me një supergol nga braziliani Fred.

Post Solskjaer është me 3 pikë ndaj Crystal Palace, teksa nuk ka lënë gjurmë Cristiano Ronaldo.

Me këtë sukses, United mbetet ende e kapur pas trenit Champions, ndërsa bën hapa gjiganti Tottenham që përfidon nga kalendari dhe ndeshja ndaj Norëich në Londër për të siguruar 3 pikë të tjera me golat e Lucas Moura, Sanchez dhe Son, duke shkuar kështu 25 pikë dhe vetëm 2 më pak se West Ham me 27 në vend të katërt.

Barazim 2-2 për Leeds e Bielsa ndaj Brentford.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit