Premier, super kompjuteri parashikon renditjen përfundimtare: sa surpriza!

29 Shtator 2023
14:48
Denis Hakanaj
back button

Siç kanë bërë të ditur mediat angleze, super kompjuteri i BetVictor ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier League. Mes konfirmimeve dhe surprizave të bujshme, ja cili do të jetë klasifikimi i kampionatit anglez në maj, sipas inteligjencës artificiale.

Manchester City është skuadra favorite për të fituar, sipas kompjuterit. Në fakt, titulli i Qytetarëve konsiderohet i sigurt me 82.5%, me një total prej 89 pikësh të grumbulluara në kampionat.

Surpriza vjen në vendin e dytë, me super kompjuterin që ka parashikuar se Newcastle-in ka 78% të mundësive për ta përfunduar sezonin mbrapa krahëve të Qytetarëve.

Në vendin e tretë kemi Arsenal-in e Arteta-s. Topçinjtë kanë pothuajse të njëjtat mundësi për ta mbyllur kampionatin me të njëjtin numër pikësh me Newcastle (75, për inteligjencën artificiale), por do të dalë në vendin e tretë për shkak të diferencës së golave.

Në vendin e katërt, një pikë mbrapa Arsenal-it, do të jetë Liverpool-i, që një 4.6% të shanseve për  të fituar titullin, pavarësisht se deri tani ka marrë 16 pikë nga 18 të mundshme.

Në vendin e pestë është parashikuar të pozicionohet Brighton-i i De Zerbi-t: 71 pikë. Pulëbardhat do ta mbyllin sezonin plot 7 pikë larg Tottenham-it të Postecoglou, që do të duhet të kënaqet me vendin e gjashtë.

Renditje për t’u harruar për United dhe Chelsea-n: Djajtë e Kuq, sipas super kompjuterit, do ta mbyllin kampionatin në vendin e shtatë me 61 pikë.

Londinezët janë renditur në vendin e 13-të, mbrapa Brentford dhe Crystal Palace, më afër zonës së rënies nga kategoria se sa Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit