PREMIER | Tottemham beson te Champions, Everton siguron fitore shprese ndaj Chelsea!

1 Maj 2022
17:41
Telesport
back button

Tottenham dhe Everton arritën të siguronin 3 pikët te rendesishme në takimet e ditës së sotme ne Premier, ku “Spurs” fituan 3-1 në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa blutë e Tuchel u mposhtën minimalisht nga Evertoni i Frank Lampardit me golin e Richarlison.

Të besuarit e Antonio Conte arritën të shënonin me Harry Kane, i cili u asistua nga Son Heung-Min, me këtë të fundit që shkëlqeu edhe me dy gola në këtë takim. “Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi një gol të bukur.

Suksesi i sotëm ka ngjitur “Gjelat” përkohësisht në vend të tretë me 61 pikë. Në përballjen mes Everton dhe Chelsea u shënua vetëm një gol, teksa Lampard i falet realizimit të Richarlison i cili i siguroi skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme.

Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë. Nje Chelsea totalisht apatik u duk sot dhe sikur kishte fikur realisht motoret. Skuadra e Tuchel duket se po mendon qe tani per sezonin tjeter edhe pse duhet ta siguroje njehere matematiskith Champions.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit