Premier, zbulohen 10 lojtarët më të “pistë” të sezonit

9 Qershor 2023
16:15
Denis Hakanaj
back button

Joelinton është kurorëzuar si lojtari më i pistë i Premier League. Ylli i Newcastle kreu 65 faulle gjatë sezonit 2022-2023.

Asnjë lojtar nuk bëri më shumë, ndërsa braziliani koleksionoi edhe 12 kartonë të verdhë. Birmingham World ka përpiluar një listë të lojtarëve që kanë kryer më shumë faulle gjatë sezonit, me Joelinton që ka dalë në krye.

Objektivi në merkato i Arsenalit, Moises Caicedo gjithashtu bëri 65 faulle, megjithëse Joelinton e ka lënë mbrapa me 12 kartonë të verdhë në krahasim me 10 të yllit të Brighton.

Gazeta ekuadoriane TERADEPORTES pretendon se Topçinjtë kanë rënë dakord për kushtet personale me Caicedo. 21-vjeçari ishte afër kalimit tek Arsenal në janar, përpara se të detyrohej të qëndronte me Pulëbardhat.

Sulmuesi i bluve Kai Havertz mban vendin e tretë të kësaj renditje speciale me 60 faulle gjatë sezonit 2022-23 në Premier League. Një emër surprizë, duke parë gjermani shihet më shumë si lojtar teknik dhe sulmues.

Mesfushori i Liverpool, Fabinho është në vendin e 4-t me 53 faulle në 36 ndeshje, ndërsa Ivan Toney bëri 52 faulle përpara se të pezullohej përpara tre ndeshjeve të fundit për shkak të vënies së basteve.

Mesfushori i gjithanshëm i Crystal Palace, Jeffrey Schlupp kreu 51 faulle, me Tomas Soucek dhe Lucas Paqueta të West Ham, si dhe Ryan Yates të Nottingham Forest, një më poshtë me 50. Douglas Luiz mbyll dhjetëshen 48 faulle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit